Sport

Leicesteri interesohet për Bernardeschin

 

Skuadra nga Premier League, Leicester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Federico Bernardeschin. Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti italian “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Leicesteri është i gatshëm t’i bëjë edhe ofertë zyrtare Juventusit për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Bernardeschi ka lënë përshtypje të mirë te skautët e ekipit anglez, të cilët e kanë përcjellë këtë sezon dhe gjasat janë të mëdha që ai të transferohet te Leicesteri gjatë afatit kalimtar të janarit.