Sport

Mayoral drejt Fiorentinas

 

Borja Mayoral do të largohet nga Roma, por jo edhe nga Serie A. Mediat në Itali kanë njoftuar të martën se Mayoral po dëshiron t’i bashkohet Fiorentinas, ekip që tashmë ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e tij gjatë javarit. Fiorentina ka kërkuar huazimin e Mayoralit, me të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.

24-vjeçari këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje te Roma, ekip te i cili është i huazuar për dy vjet nga Real Madridi. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Levante e Wolfsburgu.