Sport

Kulusevski drejt Tottenhamit

 

Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski do të largohet nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në Premier League, te skuadra e Tottenhamit. “Calciomercato” ka shkruar të martën se Juventusi dhe Tottenhami, kanë arritur marrëveshje në parim për reprezentuesin e Suedisë.

Kulusevski në janar do të huazohet te Tottenhami me detyrim të blerjes së kartonit të tij për 35 milionë euro në fund të sezonit. Kulusevski do të largohet nga ekipi italian pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij, përkundër që ka kontratë deri në vitin 2025.