Sport

Terimi dërgohet në spital para duelit ndaj Lazios

Foto: Reuters
 

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, është dërguar në spital të hënën në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që skuadra turke do ta ketë kundër Lazios në kuadër të Ligës së Evropës. Terimi ka pasur telashe në stomak dhe i është nënshtruar analizave në Stamboll.

Atij i është lejuar nga mjekët ta shikojë stërvitjen e skuadrës të martën në mëngjes.