1 perditesime
Sport

Man. City e mbyll me humbje, por kalon tutje si lider

Man. City e mbyll me humbje, por kalon tutje si lider
Foto: AP
20:44

Man. City e mbyll me humbje, por kalon tutje si lider

Manchester City e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Por, ekipi anglez është kualifikuar në fazën tjetër si lider i Grupit A.

City është mposhtur në udhëtim te Leipzigu 2:1. Golin e parë për skuadrën gjermane e shënoi Dominik Szoboszlai në minutën e 24-t. Ndërkaq, Andre Silva realizoi golin e dytë në minutën e 71-të.

Golin e vetëm për ekipin anglez e shënoi Riad Mahrez në minutën e 77-të. Nga minuta e 83-të, City luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Kyle Walkerit. Me 12 pikë, City përfundoi i pari në grup. Kurse Leipizgu u rendit i treti me shtatë pikë dhe do të kalojë në Ligën e Evropës.

19:31

Leipzigu në epërsi ndaj Manchester Cityt

Leipzigu e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë e një goli në duel ndaj Manchester Cityt.

Golin për skuadrën gjermane e ka shënuar Dominik Szoboszlai në minutën e 24-t.

Kjo ndeshje i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve. City e ka siguruar kalimin e grupit nga pozita e parë, kurse Leipzigu nga pozita e tretë do të kalojë në Ligën e Evropës.

https://streamff.com/v/4a2579