3 perditesime
22:56

Liverpooli fiton në “San Siro”, Milani as në Ligën e Evropës

Liverpooli e ka mposhtur Milanin në “San Siro” me rezultatin 2:1 dhe e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë me 18 pikë, duke arritur gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Me këtë humbje, Milani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka përfunduar në vendin e fundit në grup.

Skuadra italian nuk ka arritur ta sigurojë as vendin e tretë që dërgon në Ligën e Evropës.

Golat për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah (36’) dhe Dinock Origi (55’).

Kurse golin e vetëm për Milanin e shënoi Fikayo Tomori (29).

Milani i mbyll garat evropiane në vendin e fundit me katër pikë.

22:20

Liverpooli shënon edhe golin e dytë kundër Milanit

Divock Origi e ka shënuar golin e dytë për Liverpoolin kundër Milanit në “San Siro”.

Origi realizoi në minutën e 55-të për 2:1 pas asistimit të Sadio Manes.

https://streamwo.com/file/61afc613b63ca

21:38

Liverpooli barazon rezultatin kundër Milanit

Liverpooli e ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Milanit.

Golin për skuadrën angleze e ka shënuar Mohamed Salah nga afërsia në minutën e 36-të.

 

21:33

Milani shënon kundër Liverpoolit

Milani ka kaluar në avantazh ndaj Liverpoolit, në duelin e Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Fikayo Tomori ka shënuar nga afërsia për skuadrën italiane në minutën e 29-të.

Për Milanin fitorja ka rëndësi të madhe për të shpresuar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

https://streamwo.com/file/61afb92033316