Sport

Xavi thotë se eliminimi është realiteti aktual i Barçës

 

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pranuar eliminimin e ekipit të tij nga Liga e Kampionëve.

Barcelona u mposht në xhiron e fundit të fazës së grupeve nga Bayerni me rezultatin 3:0 për të përfunduar e treta në Grupin E. Pas ndeshjes, Xavi ka thënë se Bayerni ishte superior dhe se ky është realiteti aktual i Barcelonës.