Sport

Steph Curry mbret i trepikëshave, më i miri në histori

 

Stephen Curry ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ai ka marrë epitetin e mbretit të trepikëshave.

Curry qëlloi trepikëshin e 2974 të martën në ndeshjen e Golden State Warriors ndaj New York Knicks, duke thyer rekordin e vendosur nga Ray Allen.