Sport

Xhaka me një gjest të mrekullueshëm për tifozin e Arsenalit

Granit Xhaka
 

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka befasuar një tifoz të Arsenalit që jeton në Amerikë.

Xhaka pasi kishte zbuluar se tifozi kishte udhëtuar nga Amerika për ndeshjen e Arsenalit me Wolverhamptonin që u anulua, vendosi t’i bëjë befasi tifozit. Ai e ftoi atë për ndeshjen e janarit kundër Manchester Cityt, raporton “Football London”.