Sport

Lewandowski për herë të tretë rresht golashënuesi më i mirë

Foto: AP
 

Robert Lewandowski ka përfunduar si golashënuesi më i mirë në Evropë, duke llogaritur ndeshjet për klub dhe përfaqësuese, për vitin e tretë rresht.

Pas 54 golave në vitin 2019 dhe 47 golave në vitin 2020, sulmuesi polak ka arritur shifër të jashtëzakonshme prej 69 golave në vitin 2021, duke përfshirë rekordin prej 43 golave në Bundesligë për Bayernin.