Sport

La Liga goditet nga vala e gjashtë e COVID-it

Foto: AP
 

Qeveria e Spanjës ka vendosur që kapaciteti i stadiumeve në La Ligën e Spanjës të përdoret vetëm për 75%, ndërsa për arena të mbyllura të përdoret vetëm 50%, shkruan “Mundo Deportivo” të mërkurën.

Në shtetin bask madje është vendosur që kapaciteti i stadiumeve në hapësira të jashtme të përdoret vetëm 50%. Real Sociedadi në stadiumin “Anoeta”, që ka kapacitet prej 39,313 ulëseve, do t’i mirëpres vetëm 19,156 tifozë.