Dardan Berisha votohet si më i miri i stinorit vjeshtor nga tifozët
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë vendosi që të shpallë “basketbollistin më të mirë të zgjedhur nga tifozët” për stinorin vjeshtor në Superligë.
Veç Berishës, basketbollistët e nominuar ishin Drilon Hajrizi (Trepça), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Ivan Koljeviq (Prizreni 16) dhe Julien Lewis (Bashkimi).
Dardan Berisha ka marrë më shumë vota, gjithsej 519, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij në vendin e dytë ishte Drilon Hajrizi me 337 vota, Erjon Kastrati ishte i treti me 255 vota, Julien Lewis mori 77 dhe Ivan Koljevq 71.