Sport

Toronto bën hapa para për Insignen

 

Toronto vazhdon të bëj hapa para lidhur me çështjen e Lorenzo Insignes. Sulmuesi italian thuhet se karrierën do ta vazhdojë në klubin e ligës MLS.

“La Repubblica” ka bërë të ditur se 30-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin kanadez para disa ditësh në hotelin “St Regis” në Romë. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës si transferim i lirë në fund të sezonit, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 11.5 milionë eurove për pesë vjet, plus 4.5 milionë euro bonuse, varësisht prej paraqitjeve të tij.