Balliu ia siguron një pikë Vallecanos

Balliu ia siguron një pikë Vallecanos
Futbollisti shqiptar Ivan Balliu ia ka siguruar një pikë skuadrës së Rayo Vallecanos në ndeshjen kundër Real Betisit, të luajtur të dielën në kuadër të xhiros së 20 në La Liga.
Balliu shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të, i cili ishte i pari për të këtë sezon në kampionatin spanjoll në 19 ndeshje të luajtura.
Balliu ishte titullar dhe u aktivizua gjatë tërë ndeshjes te Vallecano, që me këtë barazim është ngritur në kuotën e 31 pikëve, tri më pak se Betisi që është i treti në tabelë.
Balliu realizon gol në La Liga
Futbollisti shqiptar Ivan Balliu ka realizuar gol në La Liga spanjolle.
Balliu ka shënuar për Rayo Vallecanon, që po barazon 1:1 me Real Betisin.
Ai realizoi në minutën e 70-të të ndeshjes. Balliu i ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Marseille eliminon yjet e PSG-së nga Kupa

Unitedi barazon me Leedsin në ndeshjen e mbetur

Dortmundin fiton ndaj Bochumit, kalon në çerekfinale

Krasniqi lë në stol lojtarin më të suksesshëm të Clujit

Rekordi i pikëve e konfirmon Jamesin si mbret të NBA-së

Periudha e papërsëritshme e Qiro Bllazheviqit te Prishtina
Reali në finale të Botërorit për klube

A është rekord? Koleviqi largohet edhe nga Peja

Tereza Kesovija kujton skenën e veçantë me Bllazheviqin në stadiumin e Prishtinës

Asllani shënon gol në kualifikimin e Milanit

Kurti: Bllazheviq e bëri Prishtinën aq të famshme
