Sport

Inzaghi do ta rinovojë kontratën me Interin

Foto: AP
 

Trajneri Simone Inzaghi pritet ta rinovojë edhe për dy vjet kontratën me Interin pas triumfin në Superkupën e Italisë, ka shkruar të premten e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se krerët e Interit tashmë i kanë ofruar Inzaghit rinovimin e kontratës deri në vitin 2025 me dyfishim të pagës pas rezultateve të mira që ka pasur me ekipin.