Sport

Zhegrova te Lille deri në vitin 2026, pritet të prezantohet sonte

 

Edon Zhegrova është futbollist i kampionit në fuqi të Francës, Lille.

Sulmuesi kosovar tashmë ka firmosur kontratë me ekipin nga Ligue 1 për katër vjet e gjysmë. Ai do të jetë pjesë e Lillet deri në verën e vitit 2026. Kontratën me Lillen, Zhegrova e ka firmosur të premten pasi ai tashmë është në Francë, ku edhe i ka kaluar me sukses të gjitha kontrollimet mjekësore.