Sport

Basketboll, Peja fiton derbin ndaj Prishtinës

Foto: Ilustrim
 

Peja ka fituar derbin e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët e mposhtën Prishtinën me rezultatin 101:93, të dielën mbrëma.

Derbi i dy rivalëve të vjetër u dominua nga pejanët të cilët ishin në epërsi të lartë pothuajse gjatë gjithë takimit.