Sport

Vlerësohet lart debutimi i Diant Ramajt në Bundesligë

 

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner, trajneri i portierëve Jan Zimmermann dhe drejtori sportiv Markus Krosche, kanë vlerësuar lart paraqitjen e portierit kosovar Diant Ramaj.

Portieri 20-vjeçar të dielën debutoi në Bundesligë me fanellën e Eintracht Frankfurtit. Skuadra nga Frankfurti barazoi në udhëtim, 1:1, kundër Augsburgut, në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbollit gjerman.