Fituesja në fuqi e Kupës së Afrikës, Algjeria, është befasuar nga Guinea Ekuatoriale të dielën duke u mposhtur me rezultatin 1:0.
Me këtë humbje Algjeria rrezikon kualifikimin tutje dhe mbrojtjen e titullit.
Esteban Obiang ishte heroi i Guinesë Ekuatoriale në këtë takim. Ai realizoi në minutën e 70-të për tri pikë të mëdha në këtë duel.
Algjeria pas dy ndeshjeve në Grupin E është në pozitën e fundit me një pikë. Në pozitën e tretë renditet Sierra Leone me dy pikë. Guinea Ekuatoriale ka tri pikë në pozitën e dytë.
Lider i grupit është Bregu i Fildishtë me katër pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.