Derbi francez ndërmjet Marseilles dhe Lillet nuk ka dhënë fitues. Të dielën në stadiumi “Velodrom”, Marsielle dhe kampioni në fuqi, Lille, luajtën 1:1.
Në epërsi kaluan myasfirët me golin e shënuar nga mbrojtësi, Seven Botman në minutën e 15-të.
Në minutën e 32-të Lille mbeti me një lojtarë më pak në fushë, pasi Benjamin Andre u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Epërsinë numerike e shfrytëzuan vendasit në pjesën e dytë. Cengiz Under në minutën e 75-të barazoi rezultatin në 1:1.
Me këtë barazim Marseille është në pozitën e tretë me 37 pikë ndërsa Lille në të dhjetën me 29 sosh.
Te Lille nuk u paraqit Edon Zhegrova që u transferua të premten. Zhegrova është pritur të jetë në stol, por nuk e ka fituar të drejtën e lojës me kohë. Ai udhëtoi me ekip për në Marseille, por nuk ishte pjesë e ekipit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.