Sport

Australia konfirmon se Gjokoviqit ia ka ndaluar hyrjen për tri vjet

 

Novak Gjokoviq nuk do të mund të hyjë në Australi në tri vjetët e ardhshme, ka konfirmuar qeveria australiane. Tenistit serb i është anuluar viza dhe vendimi të dielën u mbështet nga Gjykata Federale.

“Ai anulim u mbështet nga Gjykata Federale dhe si rezultat i kësaj do t’i ndalohet hyrja për tri vjet në vend”, ka thënë ministrja e punëve të brendshme të Australisë, Karen Andrews.