Sport

Interi i ofron Handanoviqit kontratë të re

 

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, dëshiron ta mbajë portierin Samir Handanoviq edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Bëhet e ditur se Interi i ka ofruar tashmë sllovenit rinovimin e kontratës që i skadon në fund të edicionit. Interi po synon ta ketë Handanoviqin në ekip edhe për sezonin 2022/23 megjithëse ka siguruar shërbimet e portierit të Ajaxit, Andre Onana. Ky i fundit, do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë.