Sport

Kameruni kualifikohet tutje

 

Përfaqësuesja e Kamerunit është kualifikuar në një të tetën e finales të Kupës së Afrikës në futboll.

Të hënën, Kameruni luajti baras, 1:1, me Kepin e Gjelbër, rezultat që i mjaftoi për avancim si lider i grupit A. Kepi i Gjelbër ka ende shpresë për kualifikim. Mund të kalojë në raundin nokaut si një prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.