Sport

Simani shihet si shpëtimtar i Luzernit

 

Denis Simani konsiderohet si mbrojtës agresiv. Një lojtar si Simani i është dashur Luzernit, thotë trajneri Mario Frick. “Ai është pikërisht lojtari që i duhet Luzernit tani”, ka thënë Frick për “Blick” të mërkurën”. Edhe Simani thotë se urren humbjen.

“Kështu jam unë në fushë. Unë luaj në mënyrë agresive. Nuk mund të jem agresiv sot dhe jo nesër. Unë e urrej humbjen”, ka thënë Simani që iu bashkua Luzernit në fillim të këtij muaji nga skuadra e Vaduzit, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.