Sport

Hendboll, Norvegjia mposht Spanjën pas 24 vjetësh

 

Norvegjia i ka dhënë fund serisë negative në ndeshjet ndaj Spanjës. Spanjollët kishin fituar 13 prej 15 ndeshjeve të kaluara me Norvegjinë, duke përfshirë 11 të fundit. Fitorja e fundit e skandinavëve datonte në vitin 1998.

Por ky fakt kishte pak rëndësi të dielën mbrëma në Bratislavë. Norvegjia fitoi 27:23 ndaj Spanjës, në kuadër të raundit kryesor të Evropianit të hendbollit.