Sport

Parisi pa telashe ndaj Reimsit

 

Paris Saint-Germaini nuk ka hasur në vështirësi për ta fituar ndeshjen ndaj Reimsit. Parisi e fitoi 4:0 ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligue 1, të zhvilluar të dielën mbrëma.

Marco Verratti shënoi për 1:0 në minutën e 44-t. Spanjolli Sergio Ramos realizoi golin e parë personal për Parisin. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 62-të. Një minutë më vonë në lojë hyri ylli Lionel Messi.