Sport

Prishtina me fitore të thellë ndaj skuadrës izraelite

 

Ndonëse pa shumë bujë, Sigal Prishtina po e vazhdon garimin në Ligën Ballkanike në basketboll. Të mërkurën mbrëma, Prishtina në shtëpi luajti me skuadrën nga Izraeli, Iron Rain Nahariya. Skuadra kosovare fitoi thellë, 84:61.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë. Prishtinës i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në fazën grupore, Më 2 shkurt luan po ndaj Ironi Rain Nahariya.