Ander Herrera nuk ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë skuadre rivale e Manchester Unitedit. Ai do të hezitoj të kthehet të luaj në Premier League. Interesim për spanjollin e Paris Saint-Germainit ka shprehur Tottenhami.
Por, 32-vjeçari refuzon të luajë për ndonjë skuadër tjetër angleze. Ai në Angli ka luajtur vetëm për Unitedin para se t’i bashkohet PSG-së në verën e vitit 2019.
Herrera me skuadrën nga Parisi ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Edicionin aktual në 25 ndeshje mesfushori qendror ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy herë.