Sport

Mourinho po shpreson ta transferojë Xhakën këtë muaj

 

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ende nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës. Mediumet italiane kanë raportuar se Mourinho po shpreson që ta transferojë Xhakën gjatë këtij afati kalimtar dhe krerët e Romës po e bëjnë të pamundurën për ta bindur Arsenalin në lirimin e tij.

Mourinho e sheh Xhakën si përforcim të duhur dhe për t’i bërë vend të ekip, portugezi tashmë ka marrë vendim për largimin e mesfushorit Amadou Diawara. Sipas Mourinhos, mesfusha e Romës do të kompletohej me Xhakën, të cilin e vlerëson lart. Roma është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për Xhakën, të cilin e kërkoi edhe para fillimit të këtij sezoni por që Arsenali nuk e pranojë ofertën e ekipit italian.