2 perditesime
23:56

Ekuadori barazon shifrat

Qendërmbrojtësi Felix Torres i ka barazuar shifrat për skuadrën e Ekuadorit në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e këtij viti.

Torres shënoi me kokë në minutën e 75-të të ndeshjes kundër Brazilit.

Të dyja skuadrat janë pa një futbollist në fushë. Alexander Dominguez i Ekuadorit u ndëshkua me të kuq në minutën e 15-të, kurse Emerson Royal e mori kartonin e dytë të verdhë pesë minuta më vonë.

22:34

Anulohet kartoni i kuq i Beckerit

Gjashtë minuta pasi e ndëshkoi me të kuq Alison Beckerin, arbitri i ndeshjes Ekuador – Brazil, ka ndërruar vendimin.

Pas protestave të shumta ai ka rishikuar situatën në sistemin VAR. Dhe kartonin e kuq e ka zëvendësuar me të verdhë.

22:30

Tri përjashtime të shpejta në ndeshjen e “çmendur” Ekuadori – Brazili

Ekuadori e Brazili po luajnë në kualifikimet për Botërorin 2022. Ndeshja i takon xhiros së 15-të të kualifikimeve të Amerikës së Jugut. Casemiro ka shënuar për epërsinë e hershme të Brazilit. Ai realizoi për 1:0 në minutën e gjashtë.

Në minutën e 15-të Ekuadori mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi direkt me karton të kuq u përjashtua portieri Alexander Dominguez për ndërhyrje të ashpër. Ndërkohë Emerson Royal i Brazilit mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 20-të dhe u detyra të lëshoi fushën.

Por kjo nuk është e tëra. Në minutën e 26-të portieri i Brazilit, Alison Becker, bëri një ndërhyrje të palejuar dhe po ashtu u ndëshkua direkt me të kuq.