Sport

Mavididi, futbollisti që po bën emër në futbollin francez

 

Pasi humbi shansin që ta përsëriste suksesin e të pëlqyerit të tij, Thierry Henry, e të luajë për Arsenalin në Premier League, Stephy Mavididi, tani është duke bërë emër në futbollin francez.

Sulmuesi 23-vjeçar është duke kaluar formë shumë të mirë te Montpellieri dhe do të jetë udhëheqës i skuadrës së tij që kërkon arritjen në çerekfinale të Kupës së Francës. Të shtunën, Montpellieri luan në udhëtim te Marseille.