Sport

Serbët dhe shqiptarët i lënë mënjanë mosmarrëveshjet në fushën e futbollit

 

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë rrallë kanë qenë të mira. Por për futbollistët serbë, që luajnë në vendin e armiqve të tyre të dikurshëm, sporti i kapërcen dallimet që ekzistojnë tash e kohë të gjatë midis rivalëve, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

“Futbolli është një mjet përrallor për të mësuar të jetoni së bashku", tha Lluka Millanoviq, 29 vjeç, i cili është një nga 15 futbollistët serbë që luajnë profesionalisht në Shqipëri.