Sport

Chelsea dhe Barcelona në garë për De Ligt

 

Chelsea dhe Barcelona janë në garë për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt, raporton “Calciomercato”. Holandezi 22-vjeçar me klubin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2024.

Te Juventusi kanë planifikuar shitjen e tij gjatë verës, nëse bisedimet me menaxherin e tij, Mino Raiola për vazhdim të kontratës nuk shkojnë mirë.