Sport

Havertz: Pjesa e parë ishte shumë e vështirë

 

Kai Havertz ka shënuar gol për ta ndihmuar fitoren 2:0 të Chelseat ndaj Lille. Por fitorja është arritur me shumë mund, ka vlerësuar sulmuesi. Golin tjetër për Chelsean e shënoi Christian Pulishiq.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Lojtarët e Lille kanë luajtur shumë mirë dhe pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne. Është gjysma e lojës dhe tani duhet ta fitojmë edhe ndeshjen tjetër”, ka thënë Havertz për BT Sport.  “Nuk e kemi luajtur lojën më të mirën tonën dhe ishte vështirë. Nuk kemi mundur të shfaqim agresivitetin e zakonshëm, por kemi fituar 2:0. Ne kemi shumë shanse për të fituar një tjetër trofe”, ka shtuar sulmuesi gjerman.