Basketbollisti gjeorgjian, Tornike Shengelia, është larguar nga CSKA-ja e Moskës në shenjë proteste për pushtimin rus në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga mediumi gjeorgjian “Cmmersant”.
“E kam marrë vendimin si shenjë proteste kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe nuk dua të vazhdoj të luajë për klubin e ushtrisë ruse”, ka thënë Shengelia në një intervistë dhënë për mediumin gjeorgjian.
Sipas këtij mediumi, Shengelia, i cili e ka zëvendësuar fotografinë e profilit në “Facebook” me flamurin e Ukrainës, në mënyrë të njëanshme e ka shkëputur kontratën dhe është larguar nga Moska për në Spanjë, ku po qëndron me familjen e tij.
30-vjeçari pati mesatare prej 12.7 pikësh, 4.7 kërcimesh dhe 2.5 asistimesh në Euroleague këtë edicion.