Sport

Befason Peja, angazhon Fellsin e Prizrenit-16

 

Njëri prej basketbollistëve më të mirë të ekipit Prizreni-16, Courtney Fells është transferuar te klubi i Pejës. Ekipi pejan të martën ka konfirmuar transferimin e Fellsit për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Fells para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Prizrenit-16 dhe ndihmoi ekipin ta fitojë trofeun e Superkupës së Kosovës.

Te Prizreni-16, Fells ishte edhe koshashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, me një mesatare prej 22.2 pikëve. Ndërsa, në Ligën Unike ka luajtur me 19.5 pikë për ndeshje. “KB Peja njofton se ka nënshkruar marrëveshje me ish lojtarin e KB Prizreni 16, amerikanin Courtney Fells.