Tuchel do ta lë në bankë Lukakun për pjesën e mbetur të sezonit
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel pritet që ta lë në bankën e rezervistëve sulmuesin Romelu Lukaku për pjesën e mbetur të sezonit, kanë njoftuar të hënën mediumet britanike. Bëhet e ditur se Tuchel do t’i besojë gjermanit Kai Havertz, i cili kohët e fundit ka luajtur si sulmues dhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.
Havertz me nëntë gola të shënuar këtë sezon është njëri prej lojtarëve më efikas te Chelsea dhe për këtë arsye pritet ta zëvendësojë Lukakun në sulm.
Belgu që u transferua me bujë të madhe te Chelsea para fillimit të këtij edicioni nuk ka arritur ta dëshmojë veten dhe për këtë arsye Tuchel do të marrë vendim për ta lënë në bankën e rezervistëve. Lukaku deri më tani ka shënuar 13 gola kurse nuk është aktivizuar fare në tri ndeshjet e fundit të Chelseat në të gjitha garat.