Ivan Balliu ka asistuar në barazimin e Rayo Vallecanos. Balliu asistoi për golin e epërsisë në minutën e 46-të, ndërsa u paraqit gjatë gjithë takimit ndaj Sevillas (1:1).
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 28-të të La Ligas së Spanjës.
Për mbrojtësin e Shqipërisë është asistimi i dytë. Në 26 ndeshje ai ka shënuar një gol. Rayo Vallecano zë vendin e 13-të me 32 pikë, kurse Sevilla zë vendin e dytë me 56 pikë.