Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-21 të Zvicrës, Mauro Lustrinelli ka thënë se sulmuesi kosovar, Kastriot Imeri i ka dyert e hapura te Përfaqësuesja “A” e Zvicrës, që drejtohet nga Murat Yakin.
Lustrinelli ka theksuar se Imeri dhe Noah Okafor janë burim i motivimit për lojtarët e rinj.
“Kastriot Imeri dhe Noah Okafor nuk u ftuan për të krijuar numra. Të dy luajtën kundër Italisë në Romë. Murat Yakin ishte shumë i qartë. Dyert e ekipit A janë të hapura për të gjithë. Të shohësh Imerin dhe Okaforin përballë Italisë është një burim i madh motivimi për të gjithë lojtarët e mi. Të gjithë e dinë se mund të kenë një rast”, ka thënë Lustrinelli për “bluewin.ch”.
Zvicra U-21 më 25 mars do të përballet kundër Uellsit në kualifikimet për “Euro 2023”. Zvicra është lidere e Grupit E me 16 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.