Sport

Rusia ia zgjat paraburgimin yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner

Foto: AP
 

Paraburgimi i yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, në Rusi është zgjatur deri në maj, ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar Gjykatën Khimki të Rajonit të Moskës.

Griner është arrestuar disa javë pasi zyrtarët rusë thanë se gjetën fishekë që përmbanin vaj të nxjerrë nga kanabisi në bagazhin e saj, në aeroportin Sheremetyevo pranë Moskës.