Braga ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Evropës për herë të parë që prej stinorit 2015/16.
Portugezët e Bragas të enjten, barazuan 1:1 në udhëtim te Monaco, por janë kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:1 pas dy ndeshjeve.
Abel Ruiz shënoi për mysafirët në minutën e 20-të të ndeshjes.
Kampioni i 8-fisht i Francës, shifrat i barazoi në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Axel Disasit. Goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikim.
Shorti për çerekfinale në Ligën e Evropës tërhiqet të premten në mesditë.