Sport

Shfaqet në ekran filmi për jetën e Ibrahimoviqit

 

Edhe pse ai është ende një lojtar aktiv, një film i ri premierë i shfaqur të premten po përpiqet të tregojë historinë e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviq, duke u fokusuar në fëmijërinë e yllit duke u rritur në një pjesë të varfër të qytetit të Malmos. Ibrahimoviq, lojtari më i suksesshëm i Suedisë, ende luan për skuadrën e Milanit në moshën 40-vjeçare dhe është i njohur për trimërinë dhe guximin e tij, duke qëndruar në kontrast me bashkatdhetarët e tij zakonisht më të përulur. Pasi filloi karrierën te Malmo FF të Suedisë në vitin 1999, ai ka vazhduar të luajë për skuadrat kryesore të Evropës, duke përfshirë Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonan, Paris Saint-Germainin dhe Manchester Unitedin. I paraqitur si një “histori e vërtetë e autsajderit”, filmi "Jag ar Zlatan" (Unë jam Zlatani), që u shfaq premierë të premten, bazohet në librin autobiografik me të njëjtin emër, por regjisori Jens Sjogren tha se ai donte të trajtonte në film vitet e para të lojtarit.

“Kur lexova kapitujt e parë të librit, mendova për fëmijërinë time", tha Sjogren, që shtoi se duke u fokusuar te i riu Zlatan, filmi ka të ngjarë të tërheqë jo vetëm ata që e kanë ndjekur karrierën e futbollit të Ibrahimoviqit. “Edhe pse Zlatani ka pasur një fëmijëri të ashpër, ndonjëherë ne të gjithë kemi qenë fëmijë dhe kemi luftuar me gjëra të ndryshme”.