3 perditesime
22:46

Bale dërgon Uellsin në finale

Gareth Bale me dy gola të shënuar, e ka dërguar Përfaqësuesen e Uellsit në finale të plejofit për kualifikim në Botërorin që në fund të vitit organizohet në Katar.

Futbollisti i Real Madridit realizoi dy gola të enjten mbrëma përballë Austrisë, nga një në secilën pjesë, të cilat dolën të mjaftueshme që në fund Uellsi, të fitojë ndaj austriakëve, 2:1. Bale golin e parë e shënoi në minutën e 25-të nga goditja e dënimit.

Po i njëjti futbollist e dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të. Rezultatin final në takimin që po luhet në Cardiff, e realizoi futbollisti i Tottenhamit, Ben Davies, i cili realizoi autogol në minutën e 65-të. Uellsi në finale të plejofit e pret fituesen e ndeshjes Skocia – Ukraina. Kjo ndeshje është shtyrë.

22:13

Daviesi i Uellsit shënon autogol

Ben Davies i Përfaqësueses së Uellsit ka shënuar autogol në ndeshjen të cilën Uellsi është duke e fituar përballë Austrisë, 2:1.

Kjo ndeshje i takon gjysmëfinales së plejofit për kualifikim në Botërorin e këtij viti.

Mbrojtësi i Tottenhamit, autogolin e shënoi në minutën e 65-të të ndeshjes.

GOLI:

https://streamja.com/Vk10R?fbclid=IwAR2FwLYeT-lJuWm0jP6EWXncYD09-YF36CAwq-UHBKRZ43t9sac5zE7YZnU

21:58

Bale shënon sërish, Uellsi udhëheq 2:0

Gareth Bale po e udhëheq Uellsin drejt finales së plejofit për kualifikim në Botërorin e futbollit që mbahet këtë vit në Katar.

Në gjysmëfinale të plejofit, Uellsi po udhëheq 2:0 ndaj Austrisë.

Për 2:0 Bale ka shënuar në minutën e 51-të të takimit në Cardiff.

21:32

Bale e kalon Uellsin në epërsi