Përzgjedhësi i Austrisë jep dorëheqje pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror
Foto: AP
Përzgjedhësi i Austrisë, Franco Foda do të largohet nga pozita e tij pas ndeshjes miqësore kundër Skocisë, që luhet të martën. Vendimin e ka konfirmuar vetë trajneri Foda, i cili shtoi se është më se i arsyeshëm pasi nuk arriti që ta kualifikojë Austrinë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Austria javën e shkuar u mposht 2:1 nga Uellsi në gjysmëfinale të plejofit për t’i dhënë fund ëndrrës për kualifikim në këtë turne që mbahet në fund të vitit të Katar.
“Kam pasur mendime të ndryshme ditët e fundit dhe e marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete për faktin që nuk arritëm të kualifikohemi në Botëror. Kështu që, puna ime si përzgjedhës i Austrisë përfundon pas miqësores me Skocinë”, ka thënë Foda.
55-vjeçari e mori drejtimin e Austrisë në fund të vitit 2017 dhe arriti ta kualifikojë për Kampionatin Evropian që u mbajt vitin e shkuar.