Sport

E jashtëzakonshme, 91.553 shikues në ndeshjen e futbollisteve

 

Një numër i jashtëzakonshëm shikuesisht është mbledhur të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” në ndeshjen e futbollisteve mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Në stadiumin ikonik ishin 91.553 shikues, që është rekord i ri botëror sa i takon futbollit të femrave. Rekordi u regjistrua në ndeshjen e kthimit të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.