Sport

Suedia përjashton basketbollistin më të mirë të saj, pasi firmosi me CSKA Moskën

 

Basketbollisti më i mirë i Suedisë, Jonas Jerebko, është përjashtuar të enjten nga përfaqësuesja e këtij vendi për shkak se një ditë më herët kishte firmosur kontratë me ekipin nga Rusia, CSKA Moska.

Jerebko 35-vjeçar ishte pa klub prej janarit të vitit të shkuar dhe me CSKA-n firmosi kontratë deri në fund të këtij edicioni, pikërisht në kohën kur Ukraina po sulmohet nga Rusia. E ky veprim i basketbollistit nuk është mirëpritur në Suedi.