Marseille e ka regjistruar fitoren e pestë rresht në të gjitha garat.
Të dielën, me rikthim të rezultatit, kanë shënuar fitore si mysafir ndaj St. Etiennet, 4:2, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit francez.
Denis Bouanga i kaloi vendësit në epërsi, por ishte Dimitri Payet nga penalltia që i barazoi shifrat.
Mysafirët kaluan në epërsi pas një ore lojë, me autogolin e Timothee Kolodziejczak, ndërsa për 3:1 u përkujdes Bamba Dieng nga penalltia në minutën e 68-të.
Amine Harit e shënoi golin e katërt për Marseillen, kurse rezultatin final e vulosi Lucas Douath, katër minuta para fundit.
Marseille është i dyti në tabelë me 56 pikë.
St. Etienne është në vendin e 18-të me 27 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.