Benzema ia siguron fitoren Realit

Benzema ia siguron fitoren Realit
Real Madridi e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat për të bërë një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale.
Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në “Stamford Bridge”, Reali ka triumfuar me rezultatin 3:1.
Më i merituari për këtë fitore të Realit ishte sulmuesi Karim Benzema që shënoi “hat-trick”. Benzema shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për t’i dhënë fund çështjes së fituesit në këtë përballje.
Në anën tjetër, golin e nderit për kampionin në fuqi e realizoi Kai Havertz në pjesëlojën e parë.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave, do të zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Benzema kompleton “hat-trickun”
Me të nisur pjesa e dytë, Real Madridi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Chelseat.
Ishte sërish Karim Benzema, ai që shënoi për Realin.
Benzema realizoi në minutën e 46-të pas një gabimi të portierit Edoard Mendy.
Për Benzeman, ky ishte goli i tretë në këtë ndeshje që është e para në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
Reali në avatazh pas pjesës së parë
Real Madridi është në epërsi me rezultatin 2:1 pas pjesës së parë ndaj Chelseat.
Në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit që po luhet në Londër, dy golat për Realin i shënoi sulmuesi Karim Benzema.
Të dy golat, Benzema i shënoi me kokë brenda tre minutave. Ndërkohë, golin e vetëm në këtë pjesë për Chelsean e realizoi gjermani Kai Havertz.
Chelsea ngushton epërsinë e Realit
Kai Havertz ka shënuar gol për Chelsean dhe ka ngushtuar në 2:1 epërsinë e Real Madridit.
Gjermani Havertz golin për londinezët e shënoi në minutën e 40-të pas asistimit të Jorginhos.
Reali dyfishon epërsinë
Dy minuta pas golit të parë, Karim Benzema ka shënuar edhe golin e dytë për Real Madridin. Edhe golin e dytë, Benzema e shënoi me kokë por kësaj here për francezin harkoi Luka Modriq.
Me këtë gol, Benzema arriti në kuotën e dhjetë golave këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Benzema zhbllokon rezultatin në Londër
Sulmuesi Karim Benzema e kaluar Real Madridin në epërsi ndaj Chelseat. Në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po luhet në Londër, Benzema shënoi në minutën e 23-të.
Francezi shënoi me kokë pas një bashkëveprimi me brazilianin Vinicius Junore.
Për Benzeman, ky është goli i nëntë këtë edicion në Champions.
https://streamgg.com/v/7n9bd826
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Thyhet sërish stadiumi ”Riza Lushta”, vidhen gjëra të vlefshme

Milani në krizë, ballafaqohet me Interin

PSG-ja pa Mbappen në periudhën vendimtare

Arsenali ndaj Evertonit, që synon këndelljen me Dychen

Bayerni kërkon fitoren e parë të vitit në Bundesligë

Sevilla shpreson ta ndalë hovin e Barcelonës

Distria e Laura kërkojnë medaljet në Paris

Ten Hagu dëshiron të përqendrohet në futboll, jo te Greenwoodi
Barazimi i dytë rresht për Chelsean

Rekordi i veçantë i Mërgim Berishës

Berisha vendimtar, i siguron tri pikë Augsburgut
