Sport

Tri klube të Premier Leagues interesohen për Depayn

 

Arsenali, Tottenhami dhe Evertoni janë tri klubet angleze që po interesohen për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, raporton të enjten “Fichajes”.

Edhe vetë holandezi është i interesuar të lëvizë në ndonjë klub tjetër ku mund të ketë më shumë minutazhë për të qenë titullar te Holanda në Botërorin “Katari 2022”. Depay me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.