Ish-mjeku i Juventusit flet për lëndimet e Zaniolos
Foto: AP
Fabrizio Tencone, mjeku i Juventusit prej vitit 1993 deri në vitin 2016, ka shpjeguar rrezikun rreth gjendjes fizike të Nicolo Zaniolos, para transferimit të mundshëm në verë.
22-vjeçari italian nuk po kalon sezon të lehtë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, duke mos arritur ta shfaqë më të mirën. Ai mungoi thuajse në tërë sezonin e kaluar për shkak të këputjes së ligamentit. Lëndim të tillë pati edhe në edicionin 2019/20.
“Nëse do të isha mjek, do të bëja ekzaminim të detajuar e të saktë. Ka edhe teste ku analizohen edhe lëvizjet. Kjo tregon nëse një sportist ka ndonjë strategji motorike që mund t’i shkaktojë ndonjë lëndim tjetër të gjurit”, ka thënë mjeku italian, i cili e ka pranuar se 22-vjeçari mund të përballet me të njëjtin lëndim edhe në të ardhmen.
Zaniolo në këtë edicion ka munguar në 10-të ndeshje për shkak të disa lëndimeve të vogla. Për shkak të ligamenteve të gjurit, Zaniolo i ka humbur 266 ditë në total.